13/02/2026
Është nder dhe krenari për ne në The Lounge të mirëpresim dhe të jemi pjesë e komunitetit shqiptar në Peterborough. Të kemi pranë njerëz si Seb Ponari, që janë shembull frymëzimi jo vetëm për komunitetin shqiptar, por për të gjithë pa dallim. Respekt për përkushtimin, sakrificën dhe vlerat që përfaqëson.
Ftesa është e hapur për këdo – kushdo që je dhe kudo që vjen, nëse jeton në Peterborough apo në Cambridgeshire, je më se i mirëpritur. Së bashku po kontribuojmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e komunitetit shqiptar. Me ndihmën e Zotit, shumë shpejt do të kemi ambientin tonë, ku do t’u mësojmë fëmijëve tanë vlerat, gjuhën dhe kulturën shqiptare këtu në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në Peterborough dhe Cambridgeshire.