KLUBI NUE Perlleshi

KLUBI NUE Perlleshi Shoqata Nue Perlleshi

05/05/2026
Luzern :Pjeter Gjergji 29.08.2024Shoqata Ndue Perlleshi  Ne 73 Vjetorin e vdekjes se                   Ndue Perllesh*t H...
29/08/2024

Luzern :Pjeter Gjergji 29.08.2024
Shoqata Ndue Perlleshi

Ne 73 Vjetorin e vdekjes se Ndue Perllesh*t Heroit te Shqipetareve (Shqiperise Etnike)

Të gjithë shqiptarët, qe kanë flijue jetën e tyne për nje Shqipni të Lirë Etnike, duhet t’i kujtojmë shpesh e me nderime. Duhet t’i kujtojmë me qellim qi të jemi mirënjoftësa ndaj tyne dhe, në kët mënyrë, t’inkurajojmë pjesën nacionaliste përgjithësisht.

Veç kësaj, na duhet me i kujtue dhe për arsye qi historiani i ardhshëm, të ketë burime të vërteta në përshkrimin e ngjarjeve të botës shqiptare gjatë luftes së dytë botënore. E kemi për detyrë . . .
Sidomos për Ndoun ,sado qe të jetë shkrue, ato, nuk janë të mjaftueshme për personalitetin e tij të vlefshëm. Janë shum pak. Prandej, edhe unë, tue u mundue me tregue dishka për kët HERO dhe tue e kujtue me nji nderim të thellë, po due me dalun përpara lexuesave të mij të dashtun.

Ndue Përlleshi lindi në Paskalicë, fshat në Lug të Drinit, më 1908. Ishte biri i Gjonit dhe Prenës nga Nepolja e Lugut të Baranit. Shkrim e lexim mësoi në Zllakuqan, në shkollën e kishës që ishte hapur që më 1897 nga Atë Shtjefën Gjeçovi.

Thuhej se mësuesi i tij ishte Ndue Vorfi. Edhe pse s'kishte kryer ndonjë shkollë të lartë, ai qysh në ditët e hershme të fëminisë së tij, kishte mësuar mjaft në odën e burrave të familjes e tij të paisur me tradita burrërie, nderi e trimërie. Ndou ishte aktiv në jetën politike të kohës. Që nga viti 1939, kur Shqipëriau okupua nga Italia fashiste dhe për herë të parë u hap kufiri shqiptar Kosovë - Shqipëri, nga Ministri i Brendshëm i Shqipërisë Mark Gjon Marku, Ndue Përlleshi u emërua kryetar i Komunës në Vogovë të Hasit, që gjendej në vijën kufitare Kosovë - Shqipëri. Vendi kyç që iu dha Ndout të ri, bëri që ai të njihej për së afërmi me personalitetet e jetës politike dhe luftarake si me Xhafer Devën, Muharrem Bajraktarin, Abaz Kupin, Mark Gjon Markun, vëllezërit Kolë e Pashuk Biba, që ishin në përgatitje për të përballuar erërat e Lindjes që kishin filluar të fryjnë në Shqipërinë e Jugut.

Më vonë Ndue Përlleshin e shohim kryetar në komunën e Becit, komunë në prefekturën e Gjakovës, ku pati rastin të njihej me shumë personalitete të atyre viseve, si Mehmet Agën e Rashkocit, Demë Ali Pozharin, familjen e madhe të Zhel Hasanëve, Elez Myrtën e sa e sa të tjerë. Më vonë, deri në fund të vitit 1944, e shohim kryetar në komunën e Budisalcit. Në këtë kohë vjen brigada e VII partizane me komandant Shaban Haxhiun, i cili e njihte shumë mirë aktivitetin e Ndue Përllesh*t.
Në Veri të Shqipërisë Muharrem Bajraktari, Pashuk Biba e të tjerë, kishin likuiduar shumë komunistë shqiptarë. Ndou me shumë shokë u takua në kullën e Ukë Bekës në Krushevë të Madhe me brigadën e Shaban Haxhiut. Me të hyrë brenda, parulla përshëndetëse e partizanëve ishte: - Vdekje fashizmit - Liri Popullit! Por Ndou, që e dinte se çfarë fshihej pas asaj parulle, nuk u përgjigj. Ai me shpejtësi nxorri revolen dhe ia drejtoi komandantit. Të pranishmit ndërhynë me të shpejtë. Që nga ai moment Ndou filloi jetën e kaçakut. Çeta e tij u rrit shumë shpejt. Në malet e Dollcit u takua me çetën e Ukë Sadikut. Me çetën e Ndout ishte edhe Marije Shllaku, dikur sekretare e Iliaz Agush*t dhe e Xhafer Devës. Ajo u bë shembull i rezistencës për bashkimin e trojeve. Çeta e Ndue Përllesh*t, së bashku me vëllezërit e tij Zefin, Hilin dhe bashkëluftëtarët Ndrec Nikollën, Zef Sokolin e shumë të tjerë bashkëpunoi me Ukë Sadikun, Shaban Polluzhën, prof. Ymet Berishën, Qazim Bajraktarin, Alush Smajlin etj.

Shemull i rezistencës së forcave kaçake ishte lufta në Trestenik të Drenicës më 21 shkurt 1945 dhe vrasja e dy kreshnikëve të Drenicës, Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës. Sipas shënimeve të Marije Shllakut në librin "Shqipëria e Marije Shllakut", në faqen 50 thuhet: "Ndër komunistë, 17.864 e ndoshta edhe më mbetën si zogjtë kur i rrëmben shqiponja n'anën e vet. Gjithashtu edhe forcat e Shaban Polluzhës u shpartalluan edhe ata që mbetën iu bashkuen çetave të Ukë Sadikut, prof. Ymer Berishës, Ndue Përllesh*t, Qazim Bajraktarit, Alush Smajlit etj. Kështu nga ajo kohë çeta e Ndue Përllesh*t u rrit me mbi njëqind luftëtarë".
Me datën 4 dhe 5 gusht 1945 u mbajt kuvendi i Dobërdolit, në Llugë të Dan Pjetrit, ku u mblodhën 2000 luftëtarë e prijës të çetave kryengritëse të r ajoneve të ndryshme të Kosovës, nga Shqipëria e Veriut, Sanxhaku dhe Rozhaja. Aty gjindeshin krerët e lëvizjes për çlirimin e trojeve etnike shqiptare dhe bashkimin e tyre në një shtet si: Ukë Sadiku, prof. Ymer Berisha, Ndue Përlleshi, Qazim Bajraktari, Marije Shllaku, Mehmet Aga i Rashkocit, Alush Smajli, Dem Ali Pozhari, Prek Shyti nga Prizreni, përfaqësuesit e Muharrem Bajraktarit - Kruma e Luma, Pashuk Biba, Shaban Boshnjaku nga Pazari me 800 luftëtarë, krerë nga Drenica, Llapi, Gollaku, Gjilani, Shala e Bajgorës, Ferizaj, Kaçaniku, Rugova, Podguri etj.

Pranë Dardhës së Madhe valonte flamuri me shkabën dykrenare, tetë metra i gjatë, të cilën e kishte sjellë Alush Smajli i Llazicës. Kuvendin e ruenin luftëtarët e Ndue Përllesh*t, Alush Smajlit dhe Qazim Bajraktarit, të udhëhequr nga Smajl Hajdarii Gjurgjevikut të Madh dhe vëllai i Ndue Përllesh*t, Zef Përlleshi. Kuvendin e hapi Ukë Sadiku, që ia jep fjalën pro. Ymer Berishës. Proçes - verbalin e mbante Marije Shllaku. Komandant u zgjodh njëzëri Ukë Sadiku, ndërsa udhëheqës politik u zgjodh prof. Ymer Berisha. Po ashtu u zgjodhën komisarët e çetave kryengritëse, sipas territoreve dhe e tërë Kosova u nda në 12 sektorë luftarakë dhe për këtë arsye u quajtën "Dymbëdhjetë këshillat". Pas kuvendit të Dobërdolit u bënë shumë takime me popullatën e vendit për organizimin dhe mobilizimin rreth organizatës "Besa Kombëtare". Ndue Përlleshi, Ukë Sadiku, Qazim Bajraktari, Mehmet Aga i Rashkocit dhe prof.

Ymer Berisha u nisën për një mbledhje të përbashkët me krerët e Shqipërisë së Veriut, diku në malin e Pashtrikut. Çeta e Ukë Sadikut mbeti nën udhëheqjen e vëllait të Ukës, Shaban Sadiku. Data e 10 shtatorit 1945 mbeti datë e paharruar për banorët e Prekorubës dhe Drenicës. Në Fushëgropë, mes maleve të Çelisë së Jellovcit, brigada famëkeqe e Kotorrit kishte rrethuar Çelinë ditën e tretë të Bajramit. Aty mbetën të vrarë 23 luftëtarë dhe 9 të plagosur rëndë. Mga radhët e armikut mbetën 40 partizanë të vrarë e dhjetra të plagosur. Nga çeta e Ndue Përllesh*t kishte mbetur Zef Sokoli me djalin e tij, Markun shtatëmbëdhjetë vjeçar dhe Marije Shllaku ishte plagosur rëndë. Grusht të rëndë lëvizjes i dha vrasja e udhëheqësit të njësiteve guerile të lëvizjes popullore shqiptare në Kosovë prof. Ymer Berishës me 10korrik 1946 në Hereq, ku së bashku me Ndue Përlleshin ishin nisë të merrnin pjesë në Kongresin V të Ballit Kombëtar në Lipovicë.

E kobëshme ishte edhe data e 17 shkurtit 1947, ku nga OZN - a dhe ushtria serbo - sllave u plagos rëndë komandanti i NDSH - së Ukë Sadiku. Në sverkën e Gash*t mbeti i vrarë Qazim Bajraktari dhe Halil Sadria i Gjurgjevikut. Çeta e Ndue Përllesh*t kishte mbetur të veprojë thuajse e vetme, me pak luftëtarë dhe shumë e ndjekur nga OZN - a. Më 8 shkurt të vitit 1948, së bashku me du shokët e tij, Ndrec Nikollën e Shaban Demën u rrethuan nga OZN - a. Mbas disa orë luftimesh mbetën të vrarë dy shokët e tij Ndrec Nikolla dhe Shaban Dema, ndërsa Ndou i plagosur qëndroi në mesin e pyllit deri në orët e para të mëngjesit, ku me një breshëri plumbash çan rrethimin duke lënë në fushë të betejës shumë të vrarë e të plagosur nga partizanët dhe vullnetarët me dhunë. Atë mëngjes komandanti i OZN - ës pushkatoi në vendin e ngjarjes të riun Pren Gojani nga fshati Dugajev, i cili ishte nga fisi i Ndue Përllesh*t, me pretekst se i kishte hapur rrugë këtij të fundit.
Ndou, me plagë të rënda arrin në shtëpinë e tij. Kur po i mjekonin plagët, aty arrin kryetari i komunës së Jagodës, Jank Boriçi, i cili hedh një bombë brenda në shtëpi. Ndou me shpejtësi e kap dhe ia kthen mbrapsht. Bomba pëlcet dhe plagoset rëndë Janku. Që të mos kapej nga partizanët, Ndou largohet menjëherë dhe shkon te Ibish Sokoli, vëllai i Zef Sokolit, të vrarë në Çelinë e Jallovcit.
Tek Ibishi qëndron, deri sa shërohet. Nga aty kalon në Llapçak, tek Pren Gjoka, që ishte një shok i tij. Ky fshat i takonte komunës së Istogut. Qeveria Jugosllave, kur merr vesh se Ibish Sokoli e kishte strehuar Ndue Përlleshin, e dënon Ibishin me 8 vjet burg dhe gruan e tij me 6 vjet. Në fshatrat e Lugut të Drinit ushtria sllavo - komuniste e torturoi popullatën e kësaj ane në mënyrën më çnjerëzore dhe shumë e pësuan me burgje të rënda. Pas një qëndrimi në familjen e Pren Gjokës, Ndou duke parë se Partia Komuniste kishte dominuar thuajse në çdo krahinë të Kosovës, largohet me disa bashkëluftëtarë për në Shqipëri, ku bashkohet me çetat e Ndoc Mirakës në viset e Pukës, të cilët vepronin në atë territor.
Sipas disa shënimeve të botuar në "Shejzat" e Ernest Koliqit në Romë dhe në "Albanien Liber", shkruhej: "Ndue Përlleshi së bashku me Ndoc Mirakën dhe Ndue Fushën, u vra nga forcat partizane të Shqipërisë në Bjeshkët e Iballes, në vendin e quajtur Boset, me datën 29 gusht të vitit 1949. Ata një ditë më parë ishin nisur të largoheshin për në Greqi. Largimi pengohej pasi në urën e Bërdhetit në Pukë ishte plagosë rëndë bashkëluftëtari i Ndue Përllesh*t, Elez Myrta nga Kosova".
Ndou nuk pranoi në asnjë mënyrë të lejë vetëm e të plagosur shokun e luftës.

Pjeter  P Gjergjaj Luzern 06.12.2023Saherë afrohen ditët e para të dhjetorit për ne te Krishteret , një ndjenjë përgjegj...
06/12/2023

Pjeter P Gjergjaj
Luzern 06.12.2023

Saherë afrohen ditët e para të dhjetorit për ne te Krishteret , një ndjenjë përgjegjsie dhe detyrimi na kujton se me datën pesë dhjetor një mik të kahershëm dhe fort i dashur na vjen me bujtë në familjen tonë këtë natë. Shejti Shënkoll i cili njihet edhe si Shejti i Mrekullive lutet e festohet nga “turk e t’kshtënë” thoshin t’vjetrit sepse mrekullitë e tij kishin qënë të panumërta ndër të gjithë besimtarët pa dallim feje. Lutej e festohej në nder të tij me një unanimitet dhe respekt si asnjë festë tjetër. Një bagëti dhe një okë dyll i pastër hojesh i ruhej dhe dedikohej këtij shenjti për gjatë gjithë atij mot moti me një kujdes tejet të veçantë në çdo shtëpi e për çdo shtëpi.
Dikur, Nata e Shënkollit ishte aq e shenjtë sa familjet e mkamura për nder të këtij shenjti dhe kësaj Nate të Madhe u falnin bagëti, dyll e bylmet edhe skamnorëve për ta festuar e gëzuar në familjet e tyre sikurse ata, pasi mendohej edhe si një detyrim shpirtnor ndaj këtij shenjti. Ky ritual dhe besim i mishëruar në jetën e mbare njerzve sidomos te Shqipetaret , pamvarsisht risive të kohes dhe ndryshimeve të mënyrës së jetesës mbetet sërisht një nga festat më të rëndësishme ta. Sipas mundësive akoma dhe sot praktikohet Ferliku i Shënkollit, Qiri i Shënkollit (me dyll) apo lëmosha e ruajtur për këtë natë në ndihmë të nevojtarëve nga të dy besimet duke mbajtur akoma të gjallë këtë kultur shpirtërore si traditë unike tek gegët. Gjë që reflektohet edhe në betë e tyre, “pasha Qirin e Shejtit Shënkoll” apo “pasha Natën e Shejtit Shënkoll”. Janë të shumta historitë që tregohen me këtë shenjt nga malsorët aq sa shumë prej tyre janë kthyer në mite e legjenda si trashëgimi gojore gjë që e bën këtë shenjt edhe më të pushtetshën në besimin e Katolikeve . Kjo ka bërë që edhe vetë “Papa ti japë prioritet ndërtimit të kishave në nder të këtij shenjti si pajtimtar dhe ndermjetës i drejt për drejtë i lutjeve të besimtarëve me Zotin. Nata e Shënkollit mbledh në gjirin e familjes të gjithë antarët sado udhë do duhet të marrin pasi mendohet se këtë natë duhet të bashkohet e gjithë familja për ta nderuar dhe mikpritur këtë shenjt, me sofren plot, me zemër të gazllyer e me bujari të sinqertë. Kjo është edhe arsyeja pse muset e marra në atë mot mot dërgoheshin në gjini për ta festuar me rop Natën e Shënkollit. Madje në nder të këtij shenjti të porsa lindurit në ditët e Shënkollit pagzoheshin me emrin Nikoll, Niko, Nikoletë Kolë etj., emra të kudogjendur ndër malsor. Prezenca e këtij Shenjti në vëmëndjen e besimtarëve sot shihet qartë edhe në shkëmbim mesazhe urimesh, në statuse në rrjetet sociale apo edhe tek urimet e personaliteteve në faqet e tyre zyrtare.
Kjo festë na jep edhe një farë imuniteti si besimtar me tradita të lashta autoktone aq sa na duket sikur Shenjti Shënkoll është shenjti mbrojtës i te gjitheve pa marr parasysh fene!

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e Shqipërisë Natyrale të copëtuar dhe në diasporë: Gëzuar Festat...
28/11/2023

Të gjithë shqiptarëve kudo që janë, në të gjitha pjesët e Shqipërisë Natyrale të copëtuar dhe në diasporë: Gëzuar Festat e Nëntorit!

Festimi 28 nëntorit mbart një rëndësi të veçantë pasi më 28 nëntor të vitit 1443 Skënderbeu ngriti flamurin në kalanë e Krujës. Është hera e parë e dokumentuar që flamuri vendoset si simbol çlirimi dhe përkatësie në një kështjellë të çliruar e cila u kthye në një lloj kryeqyteti të Princit të Albanisë dhe Epirit që ishin edhe baza mbi të cilën u krijua identiteti kombëtar.
Po në të njëjtën datë, pas 469 vjetësh, në 28 nëntorin e 1912-ës, diplomati i shquar, Ismail Qemali me në krah patriotë shqiptarë (të Shqipërisë dhe Kosovës, atyre që ndodhen në kufijtë e sotshëm të Maqedonisë së Veriut dhe Çamërisë) ngriti flamurin në Vlorë duke shpallë pavarësinë e shtetit shqiptar.
Më 28 nëntor të vitit 1955 në fshatin Prekaz të Drenicës, lindi Adem Jashari, njeriu që doli ballë procesit të çlirimit të Kosovës.
Më 28 nëntor 1997 u shënua dhe dalja e parë në publik e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gëzuar këtë ditë të veçantë për gjithë shqiptarinë 🇦🇱🇽🇰

25/02/2023
18/02/2021

5-8 h am Tag Büro Arbeit Erledigen

Adresse

Schutz 4
Grosswangen
6022

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 17:00

Telefon

0762200005

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von KLUBI NUE Perlleshi erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen

Kategorie