19/07/2025
Një prezantim tek panairi kulinar, Mik festival.
Për ne nuk ishte thjesht një panair, ishte një udhëtim në zemrën e kuzhinës shqiptare.
Tryeza të mbushura me aromë kujtimesh, receta që flisnin me shije, dhe duar që nuk kishin vetëm gatuar por kishin dhuruar dashuri.
Nga byrekët e mbështjellë me kujdes, tek ëmbëlsirat që të kthenin pas në kohë… çdo pjatë ishte një ftesë për të ndalur kohën dhe për të kujtuar se ku fillon ngrohtësia: në shtëpi.
Gratë e këtij panairi nuk sollën thjesht ushqim por sollën histori. ❤️