Natyral Juice Bar

Natyral Juice Bar Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Natyral Juice Bar, Tirana.

15/08/2022

ANDON ZAKO ÇAJUPI - SHQIPËTAR

Shqipërin’ e mori turku,
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!

Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq!
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.

Të ka bërë perëndia
luftëtar,
si s’të lodhi robëria,
shqipëtar!

Erdhi dita të ngresh kokë,
të kërkosh
lirinë, bashkë me shokë
të lëftosh!

Mos bëni si keni bërë
gjer më dje,
por të lëftoni të tërë
për Atdhe.

Pesëqind vjet kemi rruar
me pahir,
Lidhurë me kemn’ e duar
me zinxhir!

Myslyman’ e të krishterë
jemi keq!
Të ngrihemi që të tërë,
djem e pleq!

Të ngrihemi të dëftojmë
trimëri;
ja të vdesim ja të rrojmë
për liri!

O moj Shqipëriz’ e dashur,
mëmëdhe,
Të shoh me buzë të plasur,
si më sheh.

U shkretove anembanë,
Shqipëri,
se shqiptarët s’kanë
dashuri.

Gjithë djemtë që ke qarë
dhe mban zi,
për Morenë janë vrarë,
për Turqi!

Zhvish rrobat e robërisë,
mëmëdhe,
vish armët e trimërisë
se ke ne!

Lëngu i shegës, magjik!E gjithë kjo kategori njerëzish që përshkrova më lart, bën mirë të preferojë një tjetër lëng “shp...
04/02/2018

Lëngu i shegës, magjik!

E gjithë kjo kategori njerëzish që përshkrova më lart, bën mirë të preferojë një tjetër lëng “shpëtimtar”, lëngun e shegës. Shumë studime tregojnë se konsumi i bollshëm i lëngut të shegës mund të ngadalësojë zhvillimin e kancerit të prostatës dhe të nxisë “vetëvrasjen” e qelizës – një proces i cili vetëshkatërron qelizat kanceroze, duke penguar veprimtarinë e faktorëve te rritjes, e cila në shume raste duket të shkojë krah për krah me zhvillimin kanceroz.

Në të njëjtën mënyrë, lëngu i shegës vepron pozitivisht në rastin e kancerit të lidhur me hormone si p.sh. kanceri i gjirit, duke penguar aromatazën- enzimën kyç në prodhimin me tepri të estrogjenit.
Shega është shumë e pasur në antioksidues, sidomos lëngu i saj dhe lëkura. Veprimtaria antioksiduese e lëngut të shegës është 4 herë më e fuqishme se ajo e verës së kuqe apo çajit jeshil.

Lëngu i shegës pengon shumimin e qelizave kanceroze të zorrës së trashë (në laborator), nga 30% – 100%. Konsumi nga goja i lëngut të shegës, nga minj eksperimental tek të cilët është shkaktuar kancer i mushkërive, rezulton në ulje të masës tumorale me një përqindje prej 66%, pas një terapie 6 mujore.

Është shumë e qartë, ky frut është një thesar në parandalimin e kancerit, e vërtetuar kjo tashmë edhe me studime në njerëz. Konsumi i këtij fruti dhe veçanërisht i lëngut të tij ka përfitime të jashtëzakonshme për shëndetin.

A vlejne lengjet e gatshem te sheges?

Në fakt, këtu kemi një përjashtim të rregullit se ushqimet e përpunuara humbasin vlerat e tyre. Përpunimi që kërkon përftimi i lëngut të shegës në mënyrë industriale i shton atij antioksiduesit e lëkurës dhe siç rezulton nga konstatimet, lëngjet e gatshëm të shegës, që tregtohen në markete kanë edhe më shumë antioksidues sesa lëngu që shtrydhim vetë.

This is how it should be                                Everything served in a glass @
31/01/2018

This is how it should be



Everything served in a glass @

          🍹
17/01/2018

🍹

15/01/2018
15/01/2018

This is how it should be 🤗
10/01/2018

This is how it should be 🤗

Vizitor i Ri                        🍹         @ Natyral Juice Bar
24/12/2017

Vizitor i Ri 🍹 @ Natyral Juice Bar

Vizitor i Ri                        🍹
24/12/2017

Vizitor i Ri 🍹

12/12/2017


Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Natyral Juice Bar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Natyral Juice Bar:

Share