18/02/2015
TAPA E DRURIT, SINTETIKE APO KAPSULA ?
Somelieri I Napoleon ju shpjegon ndryshimet:
Cdo vit ne gjithe boten , 17 miliard shishe vere mbyllen me tape, nga te cilat 10 miliard mbajne tape druri, 3 miliard mbajne capsule dhe 4 miliard tape sintetike.
Tapa e drurit
Sic e tregon edhe emri, eshte e ndertuar plotesisht nga druri natyral. Ai I jep mundesi veres te marre fryme dhe vepron si nje mushkri. Dobesia e saj? TCA (trichloroanisole). Pas ketij emri barbar qendron nje molecule e pergjegjeshme per shijen e tapes.Sot nga 3 deri ne 5 % e shisheve bien viktime e kesaj dukurie. Megjithate, tapa e drurit ,fale rolit te saj mekanik dhe te shkuares se madhe , mbetet per momentin , menyra e mbylljes e privilegjuar nga vererat e medha.
Tapa sintetike
Kryesisht prej plastike, ajo duket si nje kompromis midis kapsules dhe tapes se drurit.Partizanet e saj vene ne dukje virtytet qe ajo ka. Ajo prodhohet me plastiken e ushqimeve e autorizuar nga gjithe pushtetet publike, nuk thermohet gjate hapjes , lejon ruajtjen e veres pa rrezik oksidimi, ruan aromat e veres. Megjithate ruajtja per vjetersim I tapes plastike mbetet ende per t’u diskutuar (per shkak te ashpersimit te polymereve – makromolekulave ).Kjo lloj tape rekomandohet per vererat qe nuk kane nevoje te ruhen gjate.
Kapsula…
Eshte nje sistem mbylljeje , I thjeshte dhe hermetic, ruan freskine, dhe nuk lejon oksidimin e veres. I perdorur qe prej 40 vjetesh , ajo eshte testuar kudo ne bote. Avantazhi kryesor eshte ta ruaje veren nga shija e famshme e tapes (se drurit). Pervec kesaj ajo garanton nje rregullsi dhe homogjenitet midis te gjitha shisheve. E thjeshte ne perdorim dhe hapja e lehte. Pas hapjes shishja mund te ruhet perseri shtrire dhe ne kembe.
Per te qene sa me natyrale, per frymemarrje te shishes dhe cilesi, vererat e Napoleon jane kryesisht me tape druri. Franca I qendron besnike kesaj vulosjeje.