MUZA BAR

MUZA BAR ARTIST

Sipas meje...Lekët nuk të bêjnë të "pasur" se pasuria e vertetë janê se për çfarê I investon ato para.Por nêse I shfrytë...
25/09/2025

Sipas meje...

Lekët nuk të bêjnë të "pasur" se pasuria e vertetë janê se për çfarê I investon ato para.
Por nêse I shfrytëzon tê pasurohesh me objekte qê tê bêjnë me pasion, atëhere ja ke shtuar dyfish vetes pasurinë.

Agron Calliku
25 shtator 2025.

E kemi njohur Mihal Grameno-n si patriot e luftëtar të çêshtjes kombëtare, por nuk është njohur si shkrimtarr.Ja një rom...
02/11/2024

E kemi njohur Mihal Grameno-n si patriot e luftëtar të çêshtjes kombëtare, por nuk është njohur si shkrimtarr.
Ja një roman që titullohet "Var i Pagëzimit".
E lexova brënda 24 orëve, duke ndjerë lodhje në "përkthim" dhe kênaqêsi që përjetova historinë e viteve 1750 me ngjarje dramatike të historive tê krahinës Vithkuqare e zonave përreth.
Mihal Grameno na sjell të vêrteta historike mbi cështjen e kishës dhe ndërhyrjet greke në të.
Një dramë e jetuar 174 më parē, por është aktuale në trojet Arbnore e Dardane.
Jo gjithmonë gjej një kënaqësi të tillë dhe për këtë e jetova dhe e pêrjetova mjerisht bukur.

2 nëndor 2024
Agron Calliku.

Ndodhi sot.Në muajin e letërsisë.Një ditë kushtuar Kadri Tarelli , jetës dhe veprês së tij. Njeriut letrar dhe letrarit ...
31/10/2024

Ndodhi sot.
Në muajin e letërsisë.
Një ditë kushtuar Kadri Tarelli , jetës dhe veprês së tij.
Njeriut letrar dhe letrarit me njerêzore.
E fillova siparin duke i dhënë
"Çertifikatë Vlerësimi" nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.
Nder për ne si qytet dhe si L.SH.A Durrës ështē prania e këtij njeriu që rrugëton duke krijuar njê trashêgimi tê pasur për brezat.

31 tetor 2024
Agron Calliku
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.

NJOFTIMNga:Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Vendim Për Rregjistrimin si Përson Juridik...
24/10/2024

NJOFTIM

Nga:
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Vendim
Për Rregjistrimin si Përson Juridik
"Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës".
Themeluesit e Shoqatës" L.SH.A.D" janë:
Agron Çalliku, Merita Kuci , Kadri Tarelli ,
Xhelal Tafaj , Qanie Hyka ( Alushi).
Nr i Vendimit 7435, dt 21.10.2024.
Bëj me dije çdo Artisti dhe Letrari të qytetit Durrës dhe të çdo hapësire brënda dhe jashtë Republikës së Shqipërisë të bashkohomi me një qëllim:
Ti shërbejmë Artit e Letërsisë, qytetit e qytetarëve me përkushtim dhe denjitet, me rregullsi e ligjshmëri, me bashkëpunim e bashkëveprim, me tolerancë e dëgjesë të vlerësuar ndaj kujdo që ka mendime e këndvështrime të kundërta.
Ftoj çdo individ apo grupim individësh të cilët në hapësirat mes Mbledhjes së Përgjithshme në dhjetor 2023 e gjer më sot u munduan të shfaqin dëshira grupimesh apo dhe heshtjen e tyre të
afrohen në LIGJSHMËRI dhe DENJITET, në korrektësinë dhe vlerësim ndaj kujdo që do bëhet pjesë e këtij rrugëtimi të gjatë për të shfaq e dhënë vlerat tona përpara qytetarëve dhe qytetit tonë të dashur Durrës.
Që nga sot e tutje, do jem me vëmëndje të thelluar veç për Artin e Artistët, Letërsinë e Letrarët.
Qëllimit im dhe themeluesve të "L.SH.A.Durrës" është:
Bashkë të gjithë, bashkë me përkushtim, bashkë me vlerat tona të bëhemi model POZITIV që Artin e Letërsinë ta çojmë në çdo familje, në çdo individ, në çdo të ri e të re, në dëshirën e çdo fëmije, në brazave që do vijnë ti lëmë trashëgimi të vyer.

Agron Çalliku
Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës.
Dt 24 tetor 2024.

Një lajm " i MIRË " mê në fund...Mirë se na erdhët VËLLEZËR avganë, taleban, sirian etj etj.Shqipêria ime tashmë është d...
15/10/2024

Një lajm " i MIRË " mê në fund...

Mirë se na erdhët VËLLEZËR avganë, taleban, sirian etj etj.
Shqipêria ime tashmë është dhe e juaja.
Vuajtjet dhe kênaqësitê do I ndjamë së bashku.
Ne si më të parët do vuajmë më shumë.
I zoti i shtêpisë në këtë anë të botës së katërt thot që shtêpia ime êshtë e mikut.
Prandaj ne po I ikim shtêpisë tonë për tjua lënë një herë e përherë juve bashk-kombas.
Ah po...
Një urim mirê se ardhjeje keni nga 40 mijë vëllezêrit iranianë qê amerikani na I solli peshqesh.
Nga anët tona vëllezêr të një halli themi:
Dhe ne që ishim kêtu qê kur Zoti krijoi njerinë dhe ju qê sapo u bashkuat kêsaj Shqipêrie me idiot të lumtur e tê mënçur të pêrgjumur,
S'KEMI PARË GJË AKOMA.

15 tetor 2024.
Agron Calliku.

Përse kërkoj drejtësi !《》DREJT dhe SI. Ë-ja në mes tregon dyshimin mbi të.Si fillim dua të shpreh që gjithçka që kam bër...
13/10/2024

Përse kërkoj drejtësi !
《》
DREJT dhe SI. Ë-ja në mes tregon dyshimin mbi të.
Si fillim dua të shpreh që gjithçka që kam bërë në jetën time ka patur si të parë DENJITETIN.
Më pas vijnë të tjerat..
Vetë ato që duhet ta japin atë, ecin shtrembër, (por jo të gjithë).
Unë vazhdoj ta kërkoj dhe kjo që po bëj quhet LUFTË e drejtë.
A mund të quhem i PERSEKUTUAR kur qê nga viti 1994 e më pas pushtetet më kanë grabit dhe shkatërruar jetën dhe pasuritë.
Nuk vuaj nga viktimizimi, as nga mburrja, por të vêrtetat në jetën time janë krime kundra njerëzimit nga vetë shteti qê ka të drejtë të mê mbrojë, nga vetê tê punësuarit në të qê paguhen tê japin drejtêsi dhe vërtetsi për shtetasit që e kërkojnë.
Njerêzve sot nuk i vijnë të kêqijat vec nga pusht-eti por dhe nga vetë njerëzit që ka apo kishte pranë.
Unë vazhdoj të fitoj DENJITETIN dhe bashkë me të të fitoj mbi të keqen që na ka zënë përmbys.
Dhe kjo e keqe ka emrin Pa- DREJTËSI.

Agron Calliku
13 tetor 2024.

Një shqetësim që prej kohësh nuk e ka ngrit askush, PËRSE ?!Stacioni i autobusave nê Tiranë pêr linjat jug-veri.Mjetet e...
29/09/2024

Një shqetësim që prej kohësh nuk e ka ngrit askush, PËRSE ?!

Stacioni i autobusave nê Tiranë pêr linjat jug-veri.
Mjetet e transportit të udhëtarêve marrin qytetarët dhe në vënd qê tê ishte bêrë një semafor që ato të prisnin rrugën si nê çdo kryqëzim tjetër, ku për 10 metra ato të nisin rrugën e tyre, detyrohen të bëjnë një rrugë 4 kilometra dhe me një trafik ku shkon shpesh deri në 40 min.
Për shëmbull, rruga Tiranë-Durrës zgjat 30 min, ajo mos arsye dhe mos të them keqdashje I shton dyfish udhêtimin duke dêmtuar mjetin, harxhuar naftën, kohën dhe dêrguar qytetarët në një stres të pa imagjinueshëm dhe krijon njê ndotje të ajrit.
A ka shoqatê transporti, pse nuk e kanê ngrit si shqetësim, apo dhe ato luajnë me mos pagim të detyrimeve për cdo udhêtim.
Mos ndoshta këto linja I kanë vetë bandat dhe nuk I shkon ndërmênd tek këto katraura.
Po qytetarët që të kenë kurajon të bashkohen pêr një katraurë qê një I poshtër apo kriminel luan me jetët, pasurinê, kohën dhe të drejtat e tyre.
Unë shqetêsimin e shpreha se jam dhe vetë shpesh viktime e kêtyre dashakeqsive qê ngrihen kundra nesh.

Agron Çalliku
29 shtator 2024.

Nuk kuptova asgjë....Asgjë nuk kam kuptuar këtê 34 vite, asgjëVeçse mësova se jeta iku duke shpresuarËndërrova aq shumë ...
25/09/2024

Nuk kuptova asgjë....

Asgjë nuk kam kuptuar këtê 34 vite, asgjë
Veçse mësova se jeta iku duke shpresuar
Ëndërrova aq shumë duke prit paqen
Që kurrê se mbajtëm ndër duar.

Vramë me dëshirë kurajot e llogjikat
Vramë dhe shtetin që po lindte
Vramë tê bukurën dhe me heshtje
Murosëm dashurinë që po flinte.

Agron Çalliku
25 shtator 2024.
( Krijuar këtë çast tê orë 14.10' ).

Sot në Tiranë me Znj Hiqmete Daja dhe Prof Shaban Murati qê u Streuam tek lokal STREHA.Një kafe me bashkëbisedime për je...
20/09/2024

Sot në Tiranë me Znj Hiqmete Daja dhe Prof Shaban Murati qê u Streuam tek lokal STREHA.
Një kafe me bashkëbisedime për jetët tona dhe letërsinë e gjithçka ka jeta jonë dhe e Shqiptarêve.
Një nder që më bêhet nga këto dy vlera qytetare dhe kombëtare ti dhuroj ramanin tim të sapo dal
" E PENDUARA " dhe të pres prej tyre një kritikë.
Si Durrsakë të vjetër dhe intelektualë qê fjalën se kemi kursyer kur koha e ka dashur tê thuhet dhe qē i japim kohës moralin dhe denjitetit tonë qê të pêrqafohet nga të tjerët.
Gjer në takimin që e dêshirojmë të gjithë ne, qê tê vij sa më shpejt dhe me dêshirë qê të jetë në qytetin tonë Durrês që e duam aq shumë.

20 shtator 2024
Agron Çalliku.

Vula vë vulënTë humbtë vula ështê njê mallkimTë humbtë fara thuhej që herëtTë humbtë emri njê tjetër ndêshkimTë humbtë m...
19/09/2024

Vula vë vulën

Të humbtë vula ështê njê mallkim
Të humbtë fara thuhej që herët
Të humbtë emri njê tjetër ndêshkim
Të humbtë mëndja thonë të tjerët.

Të humbtë udha tha dikush
Kur atij vetê i kishte humbur gjithçka
Njê mëndje mallkoi tjetrën pa ngurim
Të gjithë të humbur do jenê atje, ata...

(Vulat janë pjesë e koleksionit tim dhe i përkasin periudhês " mbretit Zogolli ".

Krijuar kêtê çast tê ores 15.55'.
Agron Çalliku.

Duart lidhenDuart zgjidhenDuart shtêrngohenDuart lirohenDuart puthenDuart bështyhenDU-ART...Duart priten Duart ngjitenDu...
16/09/2024

Duart lidhen
Duart zgjidhen
Duart shtêrngohen
Duart lirohen
Duart puthen
Duart bështyhen
DU-ART...

Duart priten
Duart ngjiten
Duart thyejn duar
Duart ngjitin zemra
Duart shêrojnê sêmundje
Duart prishin emra
Duart trokasin
Duart godasin
Duart ushqejnë
Duart mbysin prenë
Duart luajn muzikë
Duart sa kanê frikë
Duart, du-art, du-ar...

16 shtator 2024
Ora 15.30'
Agron Çalliku.

Në emrin tim dhe tê Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës  UROJPër ditēn e parë të fillimit shkollor.Suksese të g...
09/09/2024

Në emrin tim dhe tê Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës UROJ

Për ditēn e parë të fillimit shkollor.

Suksese të gjithë fëmijêve dhe të rinjve që sot do fillojnê rrugëtimin drejt dijes dhe kulturës.

Çdo brez ka nevojê të kulturohet e edukohet.
Çdo brez duhet të lexojë dhe të mundohet tê shtojë dijen pêr tê arritur nê vetëdije.
Familja dhe shkolla duhet të bêhen oaze drite dhe rruga qê ju tregon brezave sigurinê e sê ardhmes.
Çdo kush tê bêj detyrat dhe tê kêrkojë të drejtat.
Atëhere e sotme dhe e ardhmja do jenë të sigurta.

Suksese nxënês dhe mësues.

09 shtator 2024
Agron Çalliku.

Address

RR. DIBRES, PRANE SELVISE
Tirana
1001

Telephone

+355682145776

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when MUZA BAR posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share