02/07/2014
Ja disa nga arsyet që do t‘ju nxisin të mos ta braktisni zakonin e të pirit kafe herët në mëngjes. 1. Kafja është po aq hidratuese sa edhe uji Është thënë deri tani se kafja ka efekt diuretik, por kjo nuk është e vërtetë, të paktën në porcionet normale të një filxhani kafeje. Për të pasur një efekt të tillë, organizmi duhet të absorbojë të paktën 550 mg kafeinë. Vetëm atëherë do të ndodhnin efektet diuretike dhe si pasojë dehidratuese. Si pasojë, një filxhan i zakonshëm kafeje, jo vetëm që nuk të dehidraton, por të ndihmon në hidratimin e trupit. Ju duhet të nisni të shqetësoheni vetëm kur sasia që keni në gotë e kalon 550 mg e kafeinës, përndryshe një filxhan, ose një gotë kafeje, ka vetëm efektin hidratues të po së njëjtës sasi uji. 2. Ka shumë mundësi që të reduktojë rrezikun e sëmundjes së zemrës dhe sigurisht që nuk ka të bëjë fare me nxitjen e çrregullimeve në këtë organ Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë, zakonisht e shmangin kafen, duke e konsideruar atë si simulant që mund t‘ua përkeqësojë situatën. Studimi i fundit, i bazuar në eksperimente të mirëfillta mbi persona që kanë probleme kardiake, nxori në pah se nuk ka asnjë provë që të faktojë ndikimin negativ që ka kafeja ndaj funksionimit të zemrës. Një tjetër studim i ndërmarrë në 27 000 gra, përgjatë një periudhe 15 vjeçare, doli në përfundimin se ato që pinin tri kupa kafe në ditë kishin një ulje të riskut për t‘u prekur nga sëmundjet e zemrës në masën 24%. Shkaqet e një ndikimi të tillë mbeten për t‘u përcaktuar.