28/05/2018
Quo Vadis Tirona?!
Si dje, kater vjet me pare...
Qysh nga ajo kohe, borxhet jane trefishuar; pronaret nuk kane hedhur asnje kokerr leku ne klub dhe kapitali si nje rast unikal ne bote ka pesuar nje pikiate ne negativ qe nuk di si ta interpretosh; ndersa futbolli mos qofte e thene te kete hyre ne nje rreth vicioz midis Superiores dhe Kategorise se Pare!
Keto jane pasojat e nje te ashtuquajturi 'privatizim', sepse vetem privatizim nuk ishte. Kjo sepse privatizimi synon thithjen e kapitalit nga investitore te sukseshem ne sipermarrje, me kapital dhe strategji te mirefillta biznesi, per te kthyer nje deshtim ne sukses! Ndersa Tirona ju fal, po po ju fal sepse nuk u s**t, nje pabukesi injorant e mashtrues qe po e varros dita dites!
Kemi degjuar se pronari aktual kerkon 10 mil $ per te s**tur aksionet e tij. Pyetja shtrohet, cilat aksione vlejne 10 mil $ sepse te dhenat e dorezuara nga klubi ne QKR tregojne se ish presidenti duhet t'i paguaje miliona $ atij qe do te ishte i gatshem per ta marre ne pronesi klubin! Kush do deshironte te paguante qofte edhe nje kacidhe per nje klub qe ne fund te 2016 ka pasur 3.5 mil $ borxhe dhe humbje te grumbulluara ne vite qe tejkalojne me 2.3 mil $ kapitalin themeltar ne privatizim?!!! (3 mil $ ishte kapitali themeltar ne privatizim (2 mil $ Halili dhe 1 mil $ Bashkia) dhe 5.3 mil $ humbje te grumbulluara ne vite)
Te dhena te marra nga QKR per KF Tirana, qe nuk kane nevoje per koment, tregojne:
Borxhi afatshkurter
2014: 87.4 mil leke (820 mije $)
2015: 160.2 mil leke (1.5 mil $)
2016: 156.8 mil leke (1.45 mil $)
Borxhi afatgjate
2014: 132.8 mil leke (1.25 mil $)
2015: 141.8 mil leke (1.3 mil $)
2016: 243.4 mil leke (2.25 mil $)
Kapitali i pronarit (aksioneret):
2014: - 127.2 mil leke (-1.18 mil $)
2015: - 179.8 mil leke (-1.65 mil $)
2016: - 250.2 mil leke (-2.3 mil $)
Nderkohe qe presim te shohim se cfare i ka sjelle arkes se klubit kategoria e pare ne 2017...
Quo Vadis Tirona?!