SINA BioMarket

SINA BioMarket Prodhine të fermës
Produkte lokale �
Pranojmë porosi për Bar&Restorante me çmime konkuruese. Porosi për Familje taksia falas.

Na kontaktoni dhe përfitoni cilësinë dhe lirësinë.

Vaj ulliri extra i virgjer Fillojne rezervimet nga sot me shumice edhe pakice ! Te gjithe te interesuarit mund te porosi...
25/10/2020

Vaj ulliri extra i virgjer
Fillojne rezervimet nga sot me shumice edhe pakice !
Te gjithe te interesuarit mund te porosisin sasine e deshiruar
600/L
5€/L
❌❌ Vaji ska asnje perzierje , 100% bio ! ❌❌

Shumice&pakice Super cilesi, super cmim.
08/10/2020

Shumice&pakice
Super cilesi, super cmim.

Mirëmëngjes!😍😊Së shpejti Ferma SINA në Çermë-Lushnje zgjerohet me produktet e saj. Përkushtimi dhe dashuria për fshatin ...
09/06/2020

Mirëmëngjes!😍😊

Së shpejti Ferma SINA në Çermë-Lushnje zgjerohet me produktet e saj. Përkushtimi dhe dashuria për fshatin na shtohet çdo ditë.

Gëzuar Fiter Bajramin! Mbaresi e lumturi paçit në familjet tuaja.
24/05/2020

Gëzuar Fiter Bajramin! Mbaresi e lumturi paçit në familjet tuaja.

Erdhi koha e shalqirit 🤗Shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufto...
21/05/2020

Erdhi koha e shalqirit 🤗

Shalqiri përmban sasi të madhe të likopenit dhe konsiderohet si antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira që mund të dëmtojnë qelizat në trup. Përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe vitaminës C.

PËRFITIMET SHËNDETËSORE TË SHALQIRIT

Rrit sistemin imunitar. Për shkak të përmbajtjes së lartë të Vitaminës C, shalqiri ndihmon në përmisimin e sistemit imunitar dhe parandalon një sërë sëmundjesh.

Studimet e fundit tregojnë se Vitamina C që përmban shalqiri është i domosdoshëm për personat të cilëve u është dobësuar sistemi imunitar për shkak të stresit.

Rregullon tensionin e gjakut dhe përmison shëndetin e zemrës.

Shalqiri ndihmon te personat që kanë mangësi magnezi. Studimet e fundit theksojnë se konsumimi i duhur i kaliumit dhe magnezit është i lidhur ngushtë më parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Gjithashtu sasia e lartë e lipotein në shalqi, përmison funksionimin e sëmundjeve të zemrës.

Parandalon formimin e gurëve në veshka. Studimet kanë treguar se sasia e lartë e ujit parandalon gurët në veshka. Gurët në veshka ndërtohen nga toksinat në gjak. Kjo mund të çojë në një përqendrim të lartë të acidit urik në gjak dhe potencialisht mund të shkaktojë gurë në veshka.

Shalqiri ndihmon në rritjen e prodhimit të urinës, përmes të cilës nxirrën jashtë të gjitha mbeturinat.

Ndihmon në humbjen e peshës. Për shkak të kalorive të ulëta që përmban shalqiri dhe për shkak të sasisë së lartë të ujit, shalqiri është një ndër frutat ideale për humbjen e peshës.

Nëse tashmë keni filluar të ushtroni për humbjen e peshës, shalqiri ju ndihmon fort. Studimet kanë treguar se konsumimi i Vitaminës C gjatë ushtrimeve mund të përmisojë futjen e oksigjenit gjatë ushtrimeve dhe është i rëndësishëm në ruajtjen e funksionit të mushkërive dhe për rrugët e frymarrjes.

11/05/2020

Përshëndetje miq. Nga nesër jemi hapur në një vendodhje të re. Së shpejti hapet edhe dyqani i dytë.

Mirëpresim porosi me "Home Delivery" dhe "Fast taksi" kudo që ndodheni. Gjithashtu furnizojmë Bare dhe Restorante me çmime tepër konkuruese.

Qëndroni në kontakt për çdo informacion të mëtejshëm.

Mollë vendi qershori 100% Bio .Vlerat mrekulluese të mollësMolla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndet...
24/06/2018

Mollë vendi qershori 100% Bio
.

Vlerat mrekulluese të mollës

Molla ka vlera ushqyese dhe është një aleat i fortë i shëndetit. Në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyra, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si potasi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A.

Efektet pozitive në shëndet

1. Lufton astmën. Një studim amerikan ka treguar se sasia e madhe e vitaminave dhe elementëve ushqyes te molla ndihmojnë në reduktimin e simptomave të astmës. Substancat e pranishme te molla pastrojnë rrugët e frymëmarrjes.

2. Ndihmon në dieta. Molla ka pak kalori dhe si e tillë është e përshtatshme të përdoret nga personat që duan të bien në peshë. Ajo krijon ndjesinë ngopjes dhe rregullon florën intestinale, falë sasisë së madhe të fibrave.

3. Mban nën kontroll kolesterolin dhe glikeminë. Fibrat si pektina arrijnë të ulin nivelin e kolesterolit në gjak, duke zvogëluar rrezikun e iktusit apo sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu, ajo ndihmon pacientët me diabet, pasi ul nivelin e glikemisë në gjak.

4. Ndihmon në rastet e diarresë. Pektina, e cila gjendet tek molla, ka aftësinë të transformohet në një shtresëz mbrojtëse për muret e stomakut, të cilat në rastet e diarresë janë të irrituara.

5. Ka efekt laksativ. Molla njihet për vetitë e saj laksative në rast kapsllëku, shkruan Living. Ekspertët sugjerojnë të konsumohet një mollë e pjekur në ditë, për të zgjidhur problemet e kapsllëkut.

6. Redukton risqet e tumorit. Sipas studimeve, molla ul rrezikun e prekjes nga sëmundjet e rrugëve të tretjes, venave, variceve dhe disa tipe të tumorit. E gjithë kjo falë polifenoleve, të cilat te molla janë me shumicë. Një studim italian i kohëve të fundit thotë se molla parandalon tumoret e gojës, ezofagut, qafës së mitrës, gjirit dhe prostatës.

7. Aleat i bukurisë. Lëngu i një molle të freskët, i bashkuar me atë të limonit, tonifikon lëkurën. Një maskë e përgatitur me mollë të pjekur në qumësht ndihmon në shtrirjen e lëkurës, duke minimizuar rrudhat. Ndërsa lëkurat e thata bëhen më të buta me një maskë me mollë të grirë dhe kos.

Vetitë çudibërëse të KajsisëKajsia është një frut i cili njihet për vlera të mira ushqyese, të cilat kanë në përmbajtjen...
11/06/2018

Vetitë çudibërëse të Kajsisë

Kajsia është një frut i cili njihet për vlera të mira ushqyese, të cilat kanë në përmbajtjen e tyre vitaminë A, B1, B2,PP,C, acide organike, pektinë, albumina, sheqerna rreth 14%, etj. Ajo mund të cilësohet si një bimë e rëndësishme shëndetsore kjo për faktin se nuk është vetëm fruti i shëndetshëm por gjethet dhe degët e saj kanë veti të ndryshme të shëndetshme.

Kajsia mund të përdoret e freskët ose e thatë, e përpunuar në trajtë reçeli, kompostoje dhe lëngu të këndshëm. Fruti i freskët i kajsisë ndihmon në prodhimin e gjakut, si dhe është gjithashtu shumë i mirë edhe për qetësimin e muskujve të tendosur dhe bën mirë për zërin e ngjirur.

Frutat e thata kanë rreth 60% sheqer, kurse thelpinjtë e tyre janë të pasur me albumina deri në 28%, vajra deri në 55%,etj, edhe përdoren me efekt kundër dhimbjes së kokës. Për këtë qëllim, ato piqen dhe konsumohen me mjaltë, për t’u tretur më mirë.

Sëmundjet të cilët kanë efekte parandaluese nga kajsia janë; dhembjet në gjoks, anemia, sëmundjet kanceroze, migrena, epilepsia si dhe sëmundjet e mëlçisë.

Rrush vendi 100% BioSuper cilësi, super vlera ushqyeseVetitëRrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund...
11/06/2018

Rrush vendi 100% Bio
Super cilësi, super vlera ushqyese

Vetitë

Rrushi njihet për vetitë e tij, sidomos për lëkurën. Ai mund të aplikohet në rastet e herpesit. Përsa i përket vlerave ushqyese, është e rëndësishme të nënvizojmë se pjesën më të madhe, rrushi e ka te lëkura e tij. Ajo përmban nivele të larta polifenolësh dhe resveratrolësh, që kanë veti antioksiduese. Ky frut ndihmon edhe në rastet e kapsllëkut dhe problemeve që lidhen me qarkullimin e gjakut.
Rrushi është shumë i pasur me kripëra minerale si zinku, potasi, magnezi, hekuri dhe vitamina të grupit A, B dhe C. Është një frut që mund të konsumohet nga të gjithë, edhe nga ata që janë mbipeshë. Përjashtohen vetëm diabetikët, pasi përmban sheqer.
Në lëkurën e tij është zbuluar kohët e fundit një antioksidant që quhet resveratrol, që ndihmon qarkullimin e gjakut. Rrushi i bën shumë mirë tre organeve: veshkave, mëlçisë dhe zorrës.
Përsa i përket farave të rrush*t, ato kanë veti antioksiduese, por nuk duhet t’i përdorin njerëzit që kanë probleme me kolitin.
Ky frut përmban edhe flavonoide. Sa më e errët të jetë lëkura e tij, aq më shumë flavonoide përmban rrushi.

Vlerat ushqyese

100 gramë rrush përmbajnë 69 kilokalori. 80% e rrush*t përbëhet nga uji, 17% nga sheqeri e më pas vijnë me radhë proteinat, aminoacidet, yndyrnat, mineralet dhe vitaminat. Nga mineralet, më prezenti është potasi, i cili lë pas fosforin, kalciumin dhe magnezin. Mes vitaminave, dominuese është vitamina A. Pas saj vijnë B-ja, C-ja dhe K-ja.

Fiqte, fruti i parajses 100% BioVlerat ushqyeseFiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme....
10/06/2018

Fiqte, fruti i parajses 100% Bio

Vlerat ushqyese

Fiqtë janë të pasur me sheqerna natyrale, minerale dhe fibra të tretshme. Ato janë të pasur me potasium kalcium, magnesium, hekur si dhe janë një burim i mirë me antioksidantë, me vitamin A, E dhe K që kontribuojnë në shëndet dhe mirëqenie. Rreth 100 gramë fiq të thatë kanë afërsisht rreth 249 kalori, 3.3 g proteina, 0.9 g yndyrna, 68 g karbohidrate dhe 5.6 g fibra. Ndërkohë që 100 gram fiq sezoni kanë afro: 80 kalori, 1.3g proteina, 0.3g yndyrna, 20.3g karbohidrate dhe 2.2g fibra. Fiqtë shpesh rekomandohen për të ushqyer dhe tonifikuar stomakun, pasi vepron si një laksativ natyral për shkak të nivelit të lartë të fibrave që përmban. Shumica prej nesh konsumojnë shumë sodium (kripë) që gjendet në ushqimet e përpunuara. Niveli i lartë i sodiumit mund të çojë në zvogëlim të potasit në organizëm dhe kjo mungesë balancimi mes këtyre dy mineraleve mund të çojë në probleme të hipertensionit (presioni i lartë i gjakut).

Fiqtë gjithashtu përmbajnë dhe prebiotikë, që ndihmojnë bakterjet e mira që ndodhen në stomak, duke përmirësuar kështu aparatin tretës. Ato janë një frut i pasur edhe me kalcium, që është thelbësor në densitetin e kockës, duke ndihmuar veçanërisht në uljen e rrezikut ndaj osteoporozës.

Pjeshka, fruti i jetegjatesise #100%_Bio  Pjeshket e fresketa jane burim i mire i fosforit, i cili eshte jashtezakonisht...
08/06/2018

Pjeshka, fruti i jetegjatesise
#100%_Bio

Pjeshket e fresketa jane burim i mire i fosforit, i cili eshte jashtezakonisht i rendesishem, sepse ndikon ne shendetin e eshtrave dhe dhembeve, rritjen dhe rigjenerimin e indeve dhe mirembajtjen e vlerave te ph ne gjak.

Ato po ashtu permbajne edhe hekur, baker i cili i nevojitet organizmit per te krijuar hemoglobine dhe kolagjen, vitamine B3, i cili eshte nje faktor i rendesishem per metabolizmin dhe prodhimin e energjise.

Nje pjeshke e madhesise mesatare (me levore), mbulon pese deri ne dhjete per qind te nevojave te trupit per fibra te te rriturit. Nese hani pjeshke rregullisht, do te rregulloni sulmet e urise, do te mundesoni zbrazjen e rregullt te zorreve, do te zvogeloni rrezikun nga kanceri i zorres se trashe, semundjet kardiovaskulare dhe diabeti i tipit 2.

Nuk duhet harruar as qe pjeshket jane burim i rendesishem i vitamines C, e cila na mbron nga infeksionet dhe pershpejton sherimin dhe i vitamins E, e cila ndikon ne imunitet dhe ne shendetin e lekures.

Vlerat ushqyese per 100 gram te produktit:

Potasio: 260 mg.

Kalori: 27 kcal.

Uje: 90,7 g.

Karbohidrate: 6.1 g.

Proteina: 0,8 g.

Sheqerna: 6.1 g.

Fibra: 1.6 g.

Kalcium: 8 mg.

Natrium: 3 mg.

Hekur: 0,4 mg.

Kalium: 260 mg.

Bamje vendi fushe 100% BioSuper çmim Dhjetë të mirat e të ngrënit bamje 1. Ka pak kalori. Bamja përmban vetëm 30 kalori ...
08/06/2018

Bamje vendi fushe 100% Bio
Super çmim

Dhjetë të mirat e të ngrënit bamje
1. Ka pak kalori. Bamja përmban vetëm 30 kalori për 100 gram dhe sugjerohet për të gjithë ata që duan të bien në peshë.
2. Nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol.
3. Ndihmon për të stabilizuar nivelin e sheqerit në gjak, duke ngadalësuar përthithjen e saj nga stomaku, duke kontrolluar në këtë mënyrë dhe diabetin.
4. Përmban shumë fibra dietike dhe vepron si një laksativ natyral, duke ndihmuar në tretje. Bamja gjithashtu ndihmin bakteret e shëndetshme që ndodhen në zorrë, si dhe ndihmon në ruajtjen e bilancit të pH në traktin tretës.
5. Eshtë i pasur me vitaminë A dhe antioksidues të tjerë, duke qenë se bamja është e pasur me beta-karotenë, lutein dhe ksanthin, që së bashku me vitaminën A, ndihmojnë në përmirësimin e shikimit si dhe mbajnë lëkurën të freskët dhe të shëndetshme. Përdorimi i bamjes ndihmon dhe në parandalimin e kataraktit, si dhe vlerësohet për parandalimit e njollave dhe akneve.
6. Si pasojë e sasisë së madhe të antioksidantëve dhe fibrave që përmbajnë bamjet, ato shpesh lidhen me parandalimin e radikaleve të lira.
7. Bamja është e pasur me vitamin C, që ndihmon imunitetin e trupit. Duke qenë se vitamin C shërben dhe si një anti-inflamator, bamja është një zgjedhje e mirë për të ulur simptomat e azmës dhe për të parandaluar të ftohtin.
8. Ajo përmban acid folik. 100 gram bamje përmbajnë rreth 22% të sasisë ditore që i duhet trupit të njeriut. Mbi të gjitha është tejet e këshillueshme në periudhën e para-fertilizimit dhe gjatë shtatëzanisë, pasi ndihmon në parandalimin e defekteve në lindje. Ushqimet me acid folik ndihmojnë gjithashtu edhe në pastrimin e mushkërive.
9. Eshtë e pasur me minerale, duke përfshirë këtu hekurin, kalciumin, magnezin dhe manganezin.
10. Përmban vitamin K, që është shumë e nevojshme për shëndetin e kockave, si dhe luan një rol të rëndësishëm në kolaugimin e gjakut.

Address

Rruga Mikel Maruli, Tirana E Re
Tirana
1052

Opening Hours

Monday 07:00 - 23:00
Tuesday 07:00 - 23:00
Wednesday 07:00 - 23:00
Thursday 07:00 - 23:00
Friday 07:00 - 23:00
Saturday 07:00 - 23:00
Sunday 08:00 - 20:00

Telephone

0694807920

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SINA BioMarket posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share