Cliché

Cliché Cliché është emri i shijeve të mrekullueshme të produkteve të përzgjedhura me kujdes për nj?
(568)

Ka momente kur heshtja bëhet bashkëfajtore.Për këtë arsye, Cliché do të pezullojë aktivitetin e tij çdo ditë nga ora 18:...
15/06/2026

Ka momente kur heshtja bëhet bashkëfajtore.

Për këtë arsye, Cliché do të pezullojë aktivitetin e tij çdo ditë nga ora 18:00 deri në 19:00, si një gjest simbolik solidariteti me çdo qytetar që kërkon më shumë drejtësi, më shumë përgjegjësi dhe më shumë respekt nga pushteti.

Ne nuk jemi parti politike. Jemi një biznes i ndërtuar me punë, sakrificë dhe besim tek ky qytet.

Vitin e kaluar pamë të shkatërrohej një projekt që nuk ishte simbol i kaosit urban, por i asaj që mund të bëhej Shqipëria kur ligji, estetika, inovacioni dhe respekti për hapësirën publike ecin bashkë. Një projekt i realizuar sipas rregullave, i vlerësuar me Çmimin e Parë në një festival ndërkombëtar arkitekture, u rrëzua pa dallim, në të njëjtin rresht me uzurpimet, paligjshmëritë dhe abuzimet që për vite kishin zaptuar hapësirat publike.

Atë ditë nuk u shemb vetëm një strukturë.

U shemb besimi se respektimi i ligjit mjafton.

U shemb bindja se puna e ndershme mbrohet.

U shemb ideja se shteti di të dallojë mes atij që ndërton me leje dhe atij që ndërton pa të.

Ne e dimë se një qeveri ka të drejtë të vendosë rregulla. Por po aq e vërtetë është se një shtet demokratik ka detyrimin të dëgjojë, të arsyetojë dhe të trajtojë me dinjitet ata që investojnë, krijojnë vende pune dhe kontribuojnë në jetën e qytetit.

Kur vendimet merren nga lart dhe zbatohen verbërisht poshtë, kur nuk ka dialog, kur nuk ka dallim mes së drejtës dhe së padrejtës, mes ligjshmërisë dhe paligjshmërisë, atëherë dëmtohet diçka shumë më e madhe se një biznes: dëmtohet besimi qytetar.

Ne nuk po mbyllim dyert për një orë sepse besojmë se kjo do të ndryshojë botën.

Po i mbyllim sepse nuk duam të sillemi sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Po i mbyllim sepse besojmë se qytetarët kanë të drejtë të kërkojnë llogari.

Po i mbyllim sepse besojmë se investimi, puna dhe iniciativa e ndershme meritojnë respekt.

Po i mbyllim sepse duam një Shqipëri ku ligji të mos jetë armë e të fortit, por garanci për të gjithë.

Kjo është protesta jonë e heshtur.

Një orë reflektim.

Një orë dinjitet.

Një orë në kujtim të asaj që humbëm, por edhe në mbrojtje të asaj që ende besojmë se mund të ndërtojmë.

10/06/2026

Një qasje e re për catering-un në Shkodër.

Një përvojë që bashkon finesën e pasticerisë franceze me aromat e kuzhinës aziatike, për t’i sjellë eventeve një dimension të ri shijesh.

06/06/2026

Nji natë me ritëm, hare dhe njerëz të lumtun.

26/05/2026

Cookies ❤️
Chocolate ose pistachio
zgjedhja ma e vështirë e ditës.

18/05/2026

San Sebastián

Një cheesecake pa bazë biskote,
pa sipërfaqe perfekte, pa pjekje “delikate”.
I parregullt, i çarë, i djegur…
kaq i papërsosur, kaq njerëzor.

Kremoz, thuajse fluid,
diku mes një cheesecake-u dhe një crème brûlée-je.

Shije e re, filozofi e vjetër.

06/05/2026
CLICHÉ Shkodër përfaqëson inovacionin dhe identitetin gastronomik urban të qytetit — një hapësirë ku shija, stili dhe vi...
28/01/2026

CLICHÉ Shkodër përfaqëson inovacionin dhe identitetin gastronomik urban të qytetit — një hapësirë ku shija, stili dhe vizioni nuk janë kurrë rastësorë. Me një menu dinamike, në ndryshim të vazhdueshëm, CLICHÉ sjell produkte të reja si reflektim i kërkimit të pandërprerë për shije, autenticitet dhe karakter. Çdo produkt ka historinë, emrin dhe identitetin e vet.

Jemi të nderuar që ky vizion është vlerësuar me çmimin fitues
🏆 “Innovative Urban Bistro of the Year – Winner 2026”
(Innovation in Tourism of the Year), në kuadër të Shkodra Tourism Awards.

Falënderojmë sinqerisht organizatorët, jurinë profesioniste për vlerësimin dhe besimin, si edhe stafin, konsulentët dhe mbi të gjitha klientët tanë, që çdo ditë janë pjesë aktive e kësaj eksperience.

Ky çmim na motivon të vazhdojmë me të njëjtin përkushtim, kreativitet dhe dashni për qytetin tonë. 🤍

TiramiChouxPâte à choux e mbushur me tiramisu.Një kombinim i papritur ku brumi i lehtë francez përqafon kremozitetin kla...
27/12/2025

TiramiChoux
Pâte à choux e mbushur me tiramisu.
Një kombinim i papritur ku brumi i lehtë francez përqafon kremozitetin klasik të tiramisusë.
Delikate, e balancuar dhe absolutisht e veçantë.

Address

Pedonale
Shkodër
4001

Opening Hours

Monday 07:00 - 23:30
Tuesday 07:00 - 23:30
Wednesday 07:00 - 23:30
Thursday 07:00 - 23:30
Friday 07:00 - 23:30
Saturday 07:00 - 23:30
Sunday 07:00 - 23:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cliché posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Establishment

Send a message to Cliché:

Share

Category