BSA u regjistrua pike se pari, si nje Person Juridik me 28.05.2002. Ka filluar aktivitetin e saj ne Kruje, ku ndodhet aktualisht dhe qendra e shoqates, dhe me pas u shtri ne qytete te ndryshme te Shqiperise si Tirana, Berati, Elbasani, Durresi, Shkodra, Lezha, Puka, Lushnje Burreli etj. Aktualisht ajo numeron 1070 anetare ne gjithe Shqiperine. Qe ne kohen e rikrijimit te shoqates te re, Beslidhja
Scout Albania, aktivitetet e saj kryesore kane qene Seminare te shumta ne pjese te ndryshme te Shqiperise duke pasur si qellim rritjen dhe perhapjen e Skautizmit, prezantimin e Skautizmit ne shkolla dhe institucione te ngjashme. Workshopet e organizuara per te krijuar eksperienca dhe per te mesuar ne te njejten kohe cfare sherben skautizmi, dhe mbi te gjitha kampingjet, te cilat mbajne nr 1 ne radhet e aktiviteteve, jo vetem per pjesmarrjen e tyre por per larmine e aktiviteteve qe ajo mbledh dhe tejcon. Cdo vit shoqata ka organizuar Kampingun Kombetar, ne malin e Qafe–Shatmes, Park Kombetar afer Krujes. Eshte nje pike turistike, me kushte shume te favorshme per zhvillimin e aktiviteteve, duke filluar nga vendosja e tendave, vendi i zjarrit, shtigje per marshime dhe ambjente per lojra. Pjesmarrja ka qene e larte, duke iu referuar faktit qe kjo eshte nje nga aktivitetet kryesore te shoqates. Kampingjet zakonisht organizohen per nje periudhe kohore 2 javore dmth 14 dite, dhe mbledh rreth saj afersisht 100 skaut nga e gjithe shqiperia, perfaqesues te grupeve lokalene Shqiperi. Nuk duhet te leme pa permendur ketu, pervec kampingjeve Kombetare edhe kampingjet Lokale, Me kryesoret perj te cilave jane mbajtur ne Spille te Kavajes, Gjinar te Elbasanit, Razem te Shkodres. Kampingjet Lokale zakonisht zgjasin 3 dite dhe mbledhin rreth vetes grupet lokale. Aktiviteti i shoqates eshte me se shumti i bazuar ne punen e perditshme te liderave te cilet takohen ne menyre te vazhdueshme me grupet dhe skuadrat e tyre, dhe ne baze te punes se tyre te perditshme, ato kane arritur ne aktivitete te shkalleve me te larta si ne ato te lart permendura.