01/06/2022
- "Të kam gjetur mik xhani! "
- “E mira të gjettë derën o dollibash”. 🥂
🇦🇱 Ja kështu e kanë uruar lebërit ndër shekuj njëri – tjetrin, nëpër trapezet ku dollia nuk pushonte dhe rakia derdhej lumë.
Ndaj e sollëm në mënyrën e vet më të mirë të prezantimit modern, dollinë tonë të traditës, ndërsa ti mund të jesh dollibashi I rradhës.
𝓞𝓹𝓮𝓷 𝓑𝓪𝓻 – Dollibashët – në Tepelenë, mbrëmjen festive të 4 qershorit, në Vjosa Event.
Le të mos mbarojnë dollitë!
Ngrije gotën dollibash! 🥂
……………………..
ᴘᴀᴋ ʜɪꜱᴛᴏʀɪ
Dollia në Labëri përbën kodin më të rëndësishëm të një gostie të gëzueshme.
- Në krye të dollisë në Labëri qëndron dollibashi i cili zgjidhet nga të pranishmit në sofër, si dhe drejton mbarëvajtjen e gostisë e kërkon të zbatohen rregullat e pashkruara, por që njihen dhe zbatohen nga të gjithë pjesëtarët e trapezës.
- Dollibashi hap gostinë duke ngritur shëndet për sebepçiun dhe me shprehjen "të kam gjetur...", i drejtohet njërit prej të ftuarve.
- I ftuari përsërit urimin që e shoqëron me raki, si dhe i kërkon "rrugë" dollibash*t për të ngritur shëndete me pasuesin. Kështu veprojnë pesë deri në gjashtë të ftuar të tjerë, duke ngritur aq shëndete sa është edhe numri rendor i tyre.
- Personi i fundit kthehet te dollibashi i parë për shoqërimin e shëndetit të ngritur. Ky, për të zgjatur kohën e pijes, i dorëzon detyrën dollibash*t të dytë, i cili ndjek të njëjtat veprime si dollibashi i parë.
Si rregull caktohen 5-7 dollibashë për një trapezë me mbi 20 persona.
- Dollibashi i fundit është kryemiku, dhe ka të drejtën të propozojë mbylljen e dollisë.
- Gjatë dollive herë pas here vazhdon muhabeti e kënga edhe nga të ftuar të tjerë, që për arsye shëndeti ose moshe nuk marrin pjesë në pije.