Lira Gjika

Call Website

Lira Gjika Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Lira Gjika, Tirane, tirane.

08/10/2026

“Kë do ti më shumë” ? kjo pyetje e tmershme që e drithëron fëmijën deri në qelizë mesa duket është e pamundur të shkulet nga fjalori ynë. Këtë pyetje, ja bëjnë fëmijës, të gjithë të rriturit pa përjashtim: prindërit, gjyshërit, mësuesit, gazetarët, deri pediatrit e psikologët. As njërit nuk i shkon mëndja, se cfar presioni e angoshe i krijojnë fëmijës. Fëmija nuk e kupton këtë frazë, pasi ai mendon se janë të rriturit, që duhet ta duan dhe jo ai që është I vogël. Gjithashtu e vendosin para një zgjedhjeje që ai nuk di ta bëjë. Ai ka nevojë për të dy prindërit e tij dhe nuk arrin të kuptojë pse duhet të zgjedhë njërin. Të rritur lëreni të qetë fëmijën. Jepini ju dashurinë dhe sigurinë aq të nevojshme për të, që të bëhet një I rritur I zoti e I lirë e jo dipendent e dyshues ndaj tjetrit. Të rritur pa përjashtim hiqeni këtë pyetje nga përdorimi nëse vërtetë I doni fëmijët. Lira Gjika

07/10/2026

Loja dhe vlerat e saj
Fëmija që të mësojë një gjë i duhet që të përsëritet 400 herë ndërsa, nëpërmjet lojës duhet të përsëritet vetëm 10 herë.
Loja vë në punë trupin, trurin dhe mëndjen e fëmijës për të veprua, menduar e mesuar nëpërmjet eksperiencave. Është e vërtetë që gjenetika është elementi i pare, që u jep udhë proceseve trunore e njerëzore, por është vetëm fillimi i proceseve, vazhdimi është kontribut i mjedisit dhe eksperriencave me të. Loja është mënyra e parë dhe më e mira e të mësuarit për njeriun fëmijë. Loja ka shumë veti dhe një nga vetitë e saj është, që edhe kur përsëritet krijohet një eksperiencë e re dhe fuqizon zhdërvjelltë sinë e fëmijës si atë fizike edhe atë psikoemocionale. Loja i mëson fëmijës dhe zhvillon komunikimin me tjetrin, masën deri ku mund të shkojë apo veprojë. Ajo shmang ankthin, frikën dhe shton gëzimin dhe argëtimin. Loja e bind fëmijën se e mësuara është një gjë e bukur dhe e gëzueshme dhe i shton besimin te vetja. Loja është mënyra më e mirë për të mësuar fëmija, por edhe i rrituri. Gjithashtu një vlerë e madhe e lojës është, se zhvillon aftësinë për të përballuar të papriturën. Pra zhvillon aftësinë për të reaguar në situate të papritura. Sa më shumë të përfshihet fëmija që foshnje në lojra me të rriturin dhe moshatarët, aq më e fuqishme zhvillohet kjo strukturë, kur njeriu është i rritur. Edhe në natyrë vetëm të vegjëlit e kafshëve që luajnë i mbijetojnë mjedisit. Kafshët që nuk luajnë janë të destinuar të shduken, pasi nuk kanë mekanizma për të mbijetuar. Prindër, edukatorë luani me fëmijët dhe nxitini të luajnë me moshatarët apo fëmijë të tjerë . Sjelljet tona i kanë rrënjët në fëmijëri Lira Gjika

06/10/2026

Loja është fenomen në natyrë dhe është e lidhur direkt me egzistencën. I vogëli i gjitarëve po nuk luajti, nuk mbijeton dhe luajnë vetëm ata të vegjël që e kanë të siguruar ushqimin. Për të voglin e njeriut, loja është aktivitet kreativ dhe kërkim i vetes. Fëmija që të realizojë veten, ta njohë dhe ta vendos në gjëndje pune, i duhet energji që e ka dhe organizim që do e mësojë. Dhe forma më e mirë për të mësuar organizimin dhe kanalizuar energjinë, është loja. Loja krijon kushte ideale paqeje, sigurie dhe qetësie. Në lojë nuk ka paragjykim por bashkëpunim.
Lojen nuk e bejne lodrat, por lodrat marrin vlere kur femija i perfshin ne loje. Ne momentin qe femija nuk i perfshin ne loje lodrat, ato jane thjesht sende. Loja për fëmijën është e barazvlefshme me punën e të rriturit. Madje, sikur i rrituri ta merrte punën me aq seriozitet, sa merr fëmija lojën, kjo botë do të ishte ndryshe. Lira Gjika

05/10/2026

“S’ke turp, si sillesh kështu”.
“Më turpërove në sy të të tjerëve” “Kjo është turp”, “Turp të kesh që flet kështu”. Dhe shprehje të tilla, i rrituri i “derdh lumë”, në drejtim të fëmijës, pa marrë në konsideratë moshën e fëmijës dhe pa u menduar, se çfar efekti shkaktojnë, te fëmija, këto shprehje. Të gjithë e dimë sa fjalë dhe ndjenjë e rëndë është turpi. Kur dikush na etiketon me fjalën “turp”, ne të rriturit, gati humbim dhe kontrollin dhe mund të shkojmë në ekstrem, me personin, i cili na u drejtua me këtë fjalë. Dhe për çudi, këtë fjalë, fjalën turp, e përdorim me fëmijët pa kursim. Do të ishte mirë që kjo fjalë të hiqej nga fjalori i komunikimit me fëmijët, pasi është një fjalë, që ushqen e mban gjallë, më shumë të keqen, sesa “ndreq” ndonjë gjë. Kjo fjalë prek vetvlerësimin dhe ushqen ndjenjën e zhgënjimit të fëmijës ndaj vetes. E bën atë, fëmijën, të ndihet i turpëruar nga vetja e tij dhe i ushqen frikën, se prindërit nuk e duan. Kjo frikë gjymton fëmijën më shumë se çdo gjë tjetër. Veprimet e fëmijës nuk janë ende të qëllimshme, që të fyejë të rriturin apo të bëjë keq me vetëdije. Fëmija po mëson vlerën dhe, se kur mund të përdoren shprehje, fjalët dhe veprimet e ndryshme. Ai, fëmija, shikon dhe dëgjon të rriturit dhe i imiton ata. Fëmija mendon se i rrituri, duke filluar nga prindërit, i dinë të gjitha dhe do ta ndihmojnë që ti bëjë veprimet dhe ti thotë fjalët si duhen dhe kur duhen. Mirëpo të rriturit, shpesh, harrojnë se çfarë bëjnë vetë, ndërsa te fëmija i shikojnë me “lupë” gjërat, sidomos kur nuk janë me humor të mirë, i përdorin fjalët pa i menduar. Përpiquni prindër, edukatorë e mësues, që fëmijëve të mos u drejtoheni me këtë fjalë gjymtuese, me fjalën “turp”. Kujtohuni çfarë keni ndjerë, kur ju janë drejtuar juve me këtë fjalë dhe mos ja bëni këtë gjë fëmijëve apo nxënësve tuaj. Lira Gjika

04/10/2026

Çasti i parë kur fëmija bie në kontakt me fjalën është pikërisht çasti kur takon nënën dhe ajo i thotë fjalët e para. Kur fëmija qan, grindet apo kur e vendos në gjumë, nëna në mënyrë të vetvetishme i këndon. Kujtoni ninullat që i këndojnë nënat fëmijës. Në këtë dialog monolog të nënës me fëmijën, nëna duke i kënduar fëmijës, qetëson veten edhe fëmijën, duke krijuar një situatë emocionale të qetë e të sigurt. Fëmija në paqe me nënën dhe veten thith qumështin dhe fjalët e sajë. Dhe kjo formë, që ekziton që në zanafillë të njerëzores, është përpunuar e kthyer në një praktikë ideale për të mësuar fëmija fjalën dhe kuptimin e saj. Të kënduarit e shoqëruar me lëvizjet trupore e ndihmon fëmijën të mësoje dhe përvehtësoje fjalët duke pasuruar dhe ndertuar lidhjen fjalë gjuhë. Duke kënduar e lodruar, fëmija kupton edhe çfar thotë. Ndërsa kur thotë vetëm vjershën, shkalla e ankthit është shumë e lartë dhe pengon qetësinë që i duhet fëmijës ta kuptojë fjalën. Vjersha ushqen të mësuarin përmëndësh, pavarësisht nëse e kupton apo jo fjalën. Për këtë arësye është hequr në praktikat mësimore të moshës parashkollore. Jo më kot, në vëndet e zhvilluara, praktikat e të mësuarit të të folurit dhe e të kuptuarit, realizohet nëpërmjet këngëve, të lexuarit dhe djalogut i rritur i parritur. Lira Gjika.

03/10/2026

Gënjeshtra është e dënueshme me ligj, por ne nuk e përfillim ligjin dhe i gënjejmë fëmijët pa as më të voglën pendesë dhe keqardhje. Kur dikush na gënjen, ne të rriturit ndihemi keq, fyhemi e deri bëhemi armiq me personin që na ka gënjyer. Kur vjen puna te fëmijët, ne të rriturit i gënjejmë pa gjë të keq. I gënjejmë sepse përtojmë apo nuk dimë ti përgjigjemi dhe i biem shkurt, i gënjejmë. Kjo mënyrë të sjelluri me fëmijët, tregon që nuk i konsiderojmë si njerëz apo individë e persona më vete. Është përgjegjsi e jona tua respektojmë jetën dhe veten, prandaj kjo mënyrë të sjelluri duhet të marrë fund nëse vërtet i duam fëmijët. Të gënjyerit e fëmijëve, bindja se nuk kuptojnë pasi janë të vegjël, duhen ndaluar me ligj. Prindër gjyshër e të rritur të tjerë, nuk është nevoja të gënjeni. Më mirë të qajë fëmija se sa ta gënjeni. E qara është reagim natyral i njeriut, po ta asistoni dhe ti jepni të drejtë, nuk ndodh asgjë e keqe. E keqia ndodh kur i gënjejmë fëmijët edhe ata do të bëhen mosbesues dhe do të rrënjosin zakonin e gënjeshtrës. Lira Gjika

02/10/2026

Nje nga fjalet e para, qe degjon dhe meson femija, eshte edhe folja “ben”. Femija e degjon kete fjale vazhdimisht nga nena, duke filluar qe ne ditet e para te jetes se tij. Nena sa here qe konstaton se femija I saj ka kryer aktin e jashtqitjes, perdor fjalen dhe foljen “beri”. Keshtu fwmija sa lind e deri sa fiton kontrollin sfinkterial e degjon disa fere ne dite kete fjale, qe tregon se ai ka “bere” jashtqitjen. Prinder mos u cuditni, kur femija juaj reth moshes 3-4 vjec, thote fjalet e “pista”, apo fjalet, qe jane te lidhura me te “berin fiziologjik”. Ai i ka te regjistruara ne memorje keto fjale te lidhura me foljen “bej”. Pikerisht ne kete faze, reagimi dhe sjellja e te rriturit eshte vendimtare, femija perpiqet te beje e te sillet si I rrituri, pasi ai i di te gjitha, dhe femija do te jete dhe te beje si I rrituri. Femija nepermjet sjelljes dhe qendrimit te te rriturit kupton dhe meson njerezoren dhe ne vecanti rendesine e fjales dhe foljes “bej”. Eshte I rrituri qe e ndihmon me durim te perzgjedhe e te kuptoje fjalet dhe diferencen, qe ato bejne. Ai i meson femijes se njeriu njihet nga fyryra dhe fjalet dhe jo nga pjese te trupit. I meson se, qe te jesh I zoti sic dhe deshiron duhet pak durim per te gjetur fjalen e duhur. Dhe “rrugetimi” per te mesuar e zhvilluar njerezoren fillon me nxitjen e perdorimit te dores. Kur ushqehet te perdore mjetet e te ngrenit, po ashtu, te perdore doren dhe mjete per te vizatuar ate, qe mendon ose pelqen. I rrituri I tregon cdo dite sa I zoti eshte bere, pikerisht sa mire I perdor keto mjete, pra po fillon te “beje” edhe ai, si te rriturit, gjera me doren dhe mendjen e tij. Femija, eshte e vertete, qe I meson gjerat shume shpejt, por per ti perdorur duhet nje kohe e gjate. Ai, femija, cdo dite perpiqet ti perdore gjerat, qe ka degjuar e mesuar, por duhet kohe qe te ndertoje mekanizmat, qe e ndihmojne, ti lidhe gjerat dhe ti vendose e perdore ne vendin e kohen e duhur. Duhet mbeshtetja dhe perseritja e vazhdueshme e te riturit qe femija tja dale t’i bej te tijat keto sjellje e koncepte. Lira Gjika

01/10/2026

Kur një fëmijë, në veçanti fëmija që sapo ka filluar klasën e parë, bën një vizatim apo detyrë dhe papritur e shkaravit, prindi apo mësuesi, duhet të ndërhyjë me qetësi dhe ta ndalojë. Ata duhet ti shpjegojnë se ajo që ai ka vizatuar apo realizuar është punë dhe nuk duhet prishur. Nuk duhet prishur, sepse tregon se sa shumë është rritur. Disa dit më parë nuk e bënte dot, ndërsa tani arrin ta realizojë edhe pse ende ashtu siç dëshiron. Fëmija di një gjë me siguri, që nuk është i zoti ti bëjë gjërat siç i bën i rrituri. Kjo gjë e trishton dhe e bën të ndihet i pazoti. Kundër kësaj ndjesie, i rrituri, sidomos profesionisti, duhet të ndërhyjë me takt dhe inkurajim që fëmija të mund të ndërtojë besimin te vetja. I rrituri mund ti tregojë eksperiencën e tij, pasi edhe ai ka kaluar nga kjo rrugë. Ky tregim e inkurajon fëmijën dhe e bën më të sigurt në rrugën e vështirë, por edhe shumë të dëshirruar të rritjes dhe të bërrit i zoti i vetes. Të realizosh me anë të dorës atë që mendon apo fantazon, është ëndra më e madhe e një fëmije dhe i rrituri pranë tij e ka për detyrë ta ndihmojë fëmijën të pëlqejë e pranojë punën e vet dhe jo ta etiketojë apo e t’i bërtasë, siç ndodh rëndom. Lira Gjika

30/09/2026

Shpesh në biseda të ndryshme, burrash dhe grash, dëgjohet të flitet për nëna të ashpra, edukatore e zysha, që kërcënojnë apo keqtrajtojnë fëmijët, po edhe mësues. Edhe ata fyejnë kërcënojnë madje vijnë edhe era alkol. Pra të dyja gjinitë e trajtojnë të parriturin sipas ngarkesës së tyre emocionale, nëpërmjet padurimit dhe dhunës. Si në familje edhe në shkollë e kërkojmë të keqen apo përgjegjsinë te fëmija dhe jo te I rrituri. Kur jemi të vegjël duhet të jemi të përgjegjshëm ndërsa kur të rritemi duhet të jemi të paduruar me të parriturit dhe shpesh kërcënues. Kjo gjë nuk ka të bëjë, me burrat janë më të mirë apo gratë më të këqia. Jo janë njësoj madje plotësojnë njëri tjetrin. Tek e fundit ky është modeli që kemi përvetësuar dhe nuk I shpëtojmë dot edhe pse I duam fëmijët edhe pse duam të jemi si jashtë shtetit me edukatë, por na mungon vullneti dhe mbi të gjitha nuk kemi “kohë” sepse jemi shumë të zënë me një gjë, që as vetë nuk e dimë.
Po, ka nëna të dhunshme, po babai çfar bën apo e lë gruan e tij dhe nënën e fëmijëve vetëm në inatin e saj. Po edhe kur ndërhyn nuk qetëson gruan por fajson fëmijën. Po kështu edhe në shkollë prindi nuk është krah fëmijës, por o nxehet ose turpërohet. Lira Gjika

29/09/2026

Pse nuk duhet ushqyer fëmija pas moshës 2 vjeç.
Ushqyerja e fëmijës nga të rriturit pas moshës dy vjeç, është gjymtuese. Fëmija në këtë moshë ka fituar aftësinë e të ecurit dhe të folurës dhe duhet të mësojë që të ushqejë veten. Vazhdimësia e të ushqyerit prej të rriturit pas kësaj moshe, nuk e lejon atë të fillojë të mendojë se mund të vendosë vetë për veten dhe rrjedhimisht e pengon të rritet psiko-emocionalisht. Të ushqyerit është kujdes dhe përgjegjësi për veten. Lira Gjika

Address

Tirane
Tirane
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lira Gjika posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share